Politika e Privatësisë – KUBO.AL
KUBO.AL e merr seriozisht mbrojtjen e të dhënave dhe informacionit tuaj personal. Ne angazhohemi për të siguruar që informacionet që mblidhen dhe përpunohen përmes shërbimeve tona online të trajtohen me përkujdesje dhe sipas rregullave të përcaktuara në legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.
Kjo politikë shpjegon mënyrën se si mbledhim, përdorim dhe ruajmë të dhënat tuaja personale dhe si mund të kontaktoni nëse keni pyetje apo shqetësime lidhur me privatësinë tuaj.
1. Çfarë të dhënash mbledhim?
Ne mbledhim vetëm informacionet që janë të nevojshme për të ofruar shërbimet tona. Këto përfshijnë:
• Emri dhe Mbiemri: Këto të dhëna janë të nevojshme për të identifikuar dhe ofruar shërbimin në mënyrë të personalizuar.
• Mosha: Ne mund të kërkojmë këtë informacion për të siguruar që klientët tanë janë të moshës së duhur për të marrë pjesë në shërbimet dhe kurset që ofrojmë.
• Email-i: Ky informacion është i nevojshëm për të dërguar ftesa, njoftime dhe informacion në lidhje me shërbimet që ofrojmë.
• Numri i Telefonit: Ky informacion është i nevojshëm për t’ju ofruar mbështetje dhe për t’ju kontaktuar në lidhje me shërbimet ose problemet që mund të lindin.
Vini re: Të gjitha këto të dhëna jepen me dëshirën tuaj dhe janë të nevojshme për përfundimin e procesit të regjistrimit dhe për të marrë shërbimin nga KUBO.AL. Nëse nuk dëshironi të ndani këto të dhëna, ju mund të zgjidhni të mos përdorni shërbimet tona.
2. Si i përdorim të dhënat tuaja?
Të dhënat që mbledhim përdoren vetëm për qëllime të caktuara dhe për të ofruar shërbimet tona në mënyrë efikase dhe të sigurt. Përdorimi i të dhënave përfshin:
• Përmirësimin e shërbimit: Për të krijuar dhe menaxhuar llogarinë tuaj, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve të kërkuara (p.sh., ndihmë për marketing, krijimin e dyqanit online, etj.).
• Komunikimi me klientin: Për të dërguar njoftime dhe për të komunikuar me ju në lidhje me shërbimet që ofrojmë, përfshirë kërkesa për informacion, ftesa dhe mbështetje.
• Përmbushja e detyrimeve ligjore: Për të përmbushur detyrimet që dalin nga ligji, përfshirë lëshimin e faturave tatimore.
3. Si ruhen të dhënat tuaja?
Ne e mbrojmë privatësinë dhe sigurinë e informacionit tuaj personal duke përdorur masa të përshtatshme teknike dhe administrative për të parandaluar humbjen, abuzimin, ose aksesin e paautorizuar. Kjo përfshin përdorimin e sistemeve të siguruara për ruajtjen e të dhënave dhe përpunimin e informacionit.
Për më tepër, ne përdorim metoda të kodimit dhe enkriptimit për mbrojtjen e të dhënave gjatë transmetimit.
4. Pagesat dhe procesimi i të dhënave të pagesave
Të dhënat që lidhen me pagesat (si informacionet e kartës së kreditit/debitit dhe të dhënat bankare) nuk ruhen dhe nuk përpunohen nga agjensia jonë. Të gjitha pagesat përmes Paypal, Visa, dhe MasterCard, si dhe transfertat bankare realizohen përmes Payment Gateways të certifikuara dhe të mbrojtura nga palë të treta. KUBO.AL nuk ka akses në informacionet e detajuar të kartës së kreditit dhe nuk ruan asnjë informacion për pagesat.
Për më shumë informacion mbi sigurinë e pagesave dhe mënyrën e mbrojtjes së të dhënave gjatë transaksioneve, ju lutem konsultohuni me politikat e privatësisë të platformave të pagesave që përdorni (Paypal, Visa, MasterCard, etj.).
5. A e ndajmë informacionin tuaj me palë të treta?
Ne nuk ndajmë informacionin tuaj personal me palë të treta përveç rasteve kur është e nevojshme për të përmbushur detyrimet ligjore ose kur është e nevojshme për ofrimin e shërbimit (p.sh., përmes Payment Gateways që përpunojnë pagesat).
Përveç kësaj, ne mund të ndajmë informacionin tuaj me palë të treta nëse kërkohet nga ligji, autoritetet tatimore, ose për të zbatuar politikat e agjensisë për të parandaluar mashtrimet.
6. Të drejtat tuaja për mbrojtjen e të dhënave
Ju keni të drejtë të kërkoni:
• Qasjen në të dhënat tuaja personale që mbajmë.
• Korrigjimin ose fshirjen e të dhënave që janë të pasakta ose që nuk janë më të nevojshme për qëllimet për të cilat u mbledhën.
• Pajtimin ose tërheqjen e pajtimit tuaj në çdo moment, që mund të ndikojë në mënyrën se si përdorim të dhënat tuaja (p.sh., për marketing dhe komunikim).
Nëse dëshironi të ushtrosh këto të drejta, ju lutem kontaktoni agjensinë në ndihme@kubo.al dhe ne do t’ju ndihmojmë në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.
7. Ndryshimet në këtë politikë
KUBO.AL mund të ndryshojë këtë politikë të privatësisë për të reflektuar ndryshimet në shërbimet tona, ndryshimet ligjore ose për të përmirësuar praktikat e mbrojtjes së privatësisë. Çdo ndryshim do të publikohet në këtë faqe dhe, nëse është e nevojshme, do të ju njoftojmë për ndryshimet që kanë ndikim mbi të dhënat tuaja.
8. Kontakt
Nëse keni pyetje ose shqetësime lidhur me këtë politikë të privatësisë, ju lutem kontaktoni agjensinë tonë në:
Email: ndihme@kubo.al

a je gati te behesh

pjese e skuadres kubo?

si te na gjesh

me kontakto:

© 2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara Krijuar nga KUBO