Politika e Dorezimit – KUBO.AL
Në KUBO.AL, angazhohemi për t’ju ofruar një përvojë të shpejtë dhe të besueshme të dorezimit për të gjitha produktet dhe shërbimet që ofrojmë. Politika jonë e dorezimit përfshin informacion rreth kohës, mënyrës dhe mundësive të transportit.
1. Dorezimi i Shërbimeve për Klientët e Abonuar
Koha e Dorezimit:
Pas përfundimit të pagesës për një abonim (3-mujor, 6-mujor ose 1-vjecar), KUBO.AL do të krijojë dhe dërgojë llogarinë e personalizuar të klientit brenda 24 orëve. Klienti do të marrë një email me ftesë për të pranuar llogarinë dhe për të vendosur kredencialet e tij. Ky është një proces elektronik dhe nuk ka nevojë për transport fizik.
Mënyra e Dorezimit:
Dorezimi i llogarisë bëhet ekskluzivisht përmes emailit, nëpërmjet një ftese për të hyrë në llogarinë e krijuar. Klienti mund të menaxhojë dhe përdorë llogarinë e tij nga çdo pajisje me internet.
Tarifat e Transportit:
Për këtë shërbim, nuk ka asnjë tarifë transporti, pasi procesi është plotësisht digjital dhe ofrohet përmes emailit.
2. Dorezimi i Shërbimeve për Ndërtimin e Dyqanit Online
Koha e Dorezimit:
Pasi klienti ka kryer pagesën për paketën e ndërtimit të dyqanit online, agjensia do të krijojë dhe dorëzojë dyqanin e tij të plotë brenda një periudhe 8-14 ditë pune. Ky periudhë mund të ndryshojë në varësi të kërkesave të veçanta të klientit dhe mund të kërkohen disa ditë shtesë për personalizimin.
Mënyra e Dorezimit:
Dorezimi i dyqanit online bëhet përmes platformës Shopify dhe do të përfshijë gjithashtu një email me udhëzime të plota për aktivizimin dhe menaxhimin e dyqanit. Klienti do të ketë akses në dyqanin e tij dhe mund ta modifikojë sipas nevojave të tij. Gjithashtu, do të dërgohet një link për të hyrë në dyqan dhe mundësinë për të lidhur një llogari PayPal për pagesat.
Tarifat e Transportit:
Për këtë shërbim, nuk ka tarifa transporti pasi gjithçka dorëzohet nëpërmjet internetit. Klienti do të jetë i përgjegjshëm për pagesën e domain-it dhe planit mujor të platformës Shopify, të cilat nuk janë të përfshira në paketën e ndërtimit të dyqanit.
3. Dorezimi i Kursit të Personalizuar për Dropshipping
Koha e Dorezimit:
Pasi klienti ka përfunduar pagesën për kursin e personalizuar të dropshipping, trajnimi do të fillojë në periudhën e përcaktuar nga të dyja palët (klienti dhe agjensia) dhe do të zhvillohet për një periudhë 1 muaj, me gjithsej 20 orë trajnimi. Kursi është i organizuar në klasa me maksimum 3 persona.
Mënyra e Dorezimit:
Trajnimi do të zhvillohet online, përmes platformave të komunikimit që përcaktohen nga klienti dhe agjensia (si Zoom, Google Meet, etj.). Dorezimi i materialeve të kursit dhe mbështetjeja do të jenë të disponueshme në mënyrë digjitale përmes llogarisë personale të klientit.
Tarifat e Transportit:
Për këtë shërbim, nuk ka tarifa transporti pasi trajnimi zhvillohet ekskluzivisht online dhe nuk ka asnjë nevojë për dërgesa fizike.
________________________________________
Vëmendje e Posaçme për Politikat e Dorezimit:
• Për klientët që kërkojnë kthimin e pagesës:
o Në rastin e shërbimeve të abonimit, klienti ka 24 orë nga momenti i marrjes së email-it të ftesës për të kërkuar tërheqjen e abonimit dhe kthimin e pagesës, përveçse kur ka marrë akses në informacionet të cilat kanë një vlerë të konsiderueshme.
o Për shërbimin e ndërtimit të dyqanit online, klienti nuk ka të drejtë të kërkojë kthimin e pagesës pas kalimit të 48 orëve nga kryerja e pagesës.
o Për kursin e dropshipping, klienti nuk ka të drejtë të kërkojë kthimin e pagesës pasi është zhvilluar të paktën një seancë e kursit.